Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan”

Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së  dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

informohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë

Bulevardi është bërë gati për pritjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Ballkan”.

Sot Vuçiç, Zaev e delegacioni do të priten në një darkë jo formale ndërkohë që nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiç dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.