Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Muriqan, pasi u kap duke kontrabanduar drejt Shqipërisë mbi 3 mijë kilogram kokainë dhe disa mallra.
Sipas asaj që raportohet nga policia e Shkodrës, është arrestuar shoferi i furgonit, A. Rr., banues në Lushnjë.
Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel