Një ngjarje skandaloze ka ndodhur së fundmi në kopështin zoologjik të Tiranës. Një djalë i mitur është kafshuar në bark nga një poni dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Mamaja e djalit ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA dhe tregon se menjëherë pas ngjarjes i është drejtuar menaxhimit të kopështit zoologjik dhe ata i kanë thënë se aty nuk ka asgjë, as infermier dhe as kuti të ndihmës së shpejtë.
Pas kësaj, zonja i është drejtuar me ugjencë spitalit të Traumës. Ajo thotë se djali do marrë dy javë antibiotikë dhe do të monitorohet për 24 orët e ardhshme.
Ajo ngre shqetësimin se si mundet një kopësht zoologjik, ku janë investuar miliarda lekë nuk ka një infermier apo një kuti të ndihmës së shpejtë.
Qytetarja shkruan:
Pershendetje JOQ ky eshte Djali im 12 vjeçar qe shkoi sot ne kopshtin Zoologjik ne Tirane dhe perfundo ne spitalin ushtarak pas kafshimit te nje Poni. Eshte per ta bere skandal sr nuk kishte asnje kuti te ndihmës se shpejte. Ju lutem publikohen te kene kujdes prinderit kur ti çojnë. Shkoi te dëfrehet dhe përfundoj ne spital. Nuk di ku ti drejtohem per ta denoncuar bashkin dhe pergjegjesit e ketij pseudo kopshti. Ju lutem juve te beni jehon kete ngjarje edhe per femijet e tjerë. Tani duhet te filloj mjekimet per dy jave me antibiotik dhe te monitorohet për 24 oret e ardhshme. Shkova dhe u drejtova tek menaxhimi. Dhe me thane shko ne spital nuk kemi infermier dhe kuti ndihme