Nga Msc.Meri Muçelli
Ekonomist
Knd Kontabilist i Miratuar
Cmimi i karburanteve në Shqipëri historikisht ka qënë tepër i lartë,krahasur me vëndet e rajonit edhe pse ne jemi një vënd prodhues i hidrokarbureve.Por le të analizojmë me detaje se perse është ky çmim i lartë dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në të.
Së pari Shqiperia me të vërtetë është vënd prodhues i Hidrokarbureve, por ne nuk kemi asnjë rafineri e cila është e nevojshme për rafinimin e karburanteve përpara se ato të jenë gati për tu përdorur nga drejtuesit e mjeteve.Prandaj edhe ajo sasi që prodhohet në vend është e detyruar të shkojë për eksport per tu rafinuar dhe më pas të dalë në treg.Pra e thënë me fjalë të thjeshta, karburanti që prodhohet në vend është i pamundur të përdoret për konsum.
Së dyti dhe më kryesorja,është barra fiskale e cila rëndon mbi karburantet,në Shqipëri duke bërë që çmimi të jetë më i lartë se në vëndet e tjera,perfshirë rajonin. Barra e lartë fiskale ka ndikim te drejtëperdrjetë në percaktimin e çmimit final të karburanteve.
Le ti analizojmë përkatësisht se cfarë taksash dhe tarifash rëndojnë mbi karburantet.Le të fillojmë me Akcizën e cila është 37 lekë per liter,Taksën e qarkullimit 27 lekë dhe 3 lekë taska e karbonit.Më pas kemi 7 deri në 10 lekë Taksën e Rilicensimit.Listës i shtohen edhe Tarifat e Markimit dhe Skanimit,të cilat të dyja shkojnë në 3 lekë për Litër.Tarifa e kontrollit të pompave e cila është 2 lekë per liter.Në fund kemi Tvsh-në në masën 20% të çmimit final e cila përllogaritet në vlerën e 30 lekëve për litër dhe të gjitha sëbashku këto e çojnë barrën fiskale të taksave në 112 lekë për litër.Pra varion nga 49% deri ne 60% te çmimit final pesha që zënë(ne varësi te çmimit te blerjes ne bursë).Mund të themi edhe se kjo është arsyeja që Shqipëria renditet në 10 vëndet me çmimin më të lartë të karburanteve në vlerë absolute.Rishikimi i barrës fiskale është teje i nevojshëm të bëhet sa më parë në menyrë që të reflektohet në uljen e çmimit të karburanteve.Ndoshta pa prekur Akcizën dhe Tvsh-në por ka hapsira të tjera ku mund të bëhët rishikimi prsh në Tasken e qarkullimit mund të kemi uljen te saj .Për këtë mund të kemi si referencë vëndet e rajonit por edhe ato europiane.