Gjatë 2021 Starlink ka rritur kapacitetet e saj, duke tejkaluar kështu 100,000 terminale të transportuara gjatë 2021 dhe po tregon përmirësime të mëdha në performancë, pasi fillimisht u hasën probleme me shpejtësitë e internetit. Megjithatë kompania po përballet me një “problem” të vogël me antenat Dishy, pasi macet i adhurojnë ato.

Starlink punon shumë mirë deri në momentin që macet zbulojnë se Dishy çliron pak nxehtësi në ditët e ftohta.” tregon një përdorues i Starlink, Aaron Taylor.

Më pas fotoja e tij ku 5 mace ishin grupuar pranë satelitit u bë shumë shpejt virale. Në foto duket sateliti i instaluar në tokë dhe i rrethuar nga dëbora. Siç u vu re dhe nga mediat e tjera, “Snow Melt Mode” e kësaj pajisjeje mund të jetë përgjegjëse për këtë problem. I lançuar në 2020, ky shërbim bën të mundur që satelitët të përdorin aftësitë e vetë-nxehjes për të shkrirë borën që gjendet mbi to dhe interferon sinjalin. Megjithatë, nuk ishte menduar nga inxhinierët e Starlink se kjo nxehje do të mblidhte pranë saj macet në dimër.

Një tjetër problem mund të jetë dhe fakti se macet bëjnë çfarë të duan. Në raste të tjera, këtyre maceve i është ofruar një vendqëndrim brenda në shtëpi ku temperaturat janë shumë të ngrohta, megjithatë kokëfortësia e tyre i çon të qëndrojnë në vendin ku prishin më tepër punë, pikërisht në satelitin e internetit, që kushton $499.