Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se 1 deri në 2 persona përjetojnë bullizëm në jetën e tyre para moshës 20 vjeçare.
Ne, si njerëz, përjetojmë bullizëm dhe si rezultat bëhemi kritikë të vetes. Disa fëmijë përdorin forma të bullizmit përmes shmangies së tjetrit dhe shpërndarjes së thashethemeve për ta. Të tjerë po përdorin rrjetet sociale apo mesazhet elektronike për ti tallur të tjerët apo për ti lënduar.
Sa i shpeshtë është fenomeni i bullizmit, apo ngacmimeve dhe talljeve, për fëmijët dhe të rinjtë mbipeshë në shoqërinë shqiptare?
Cilat janë pasojat psikologjike të bullizmit tek fëmijët që pësojnë një fenomen të tillë?
A e dini që shumë fëmijë dhe jo vetëm, prej bullizmit kanë arritur deri në vetëvrasje apo pasoja të rënda të shëndetit mendor?
Sa rëndësi ka mënyra e drejtë e ushqyerjes në familje qē në fëmijërinë e hershme?
Forma më e shpeshtë e bullizmit është hasur për shkak të mbipeshës, kryesisht fëmijët janë të prirur ta vuajnë këtë lloj bullizmi dhe si pasojë kanë më pak vetëbesim.
Roli i aktivitetit fizik për të mënjanuar mbipeshën.
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 18:00!
Top Channel