Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë, ku pritet që të diskutohet në lidhje me qëndrimin që do të mbahet pas grupimeve brenda kësaj force politike, dhe lëvizjes së Sali Berishës për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në datën 11 Dhjetor.

Faxweb.al ka bërë një skanim të shpejtë të emrave që janë pjesë e Kryesisë, ku ajo që mund të thuhet me siguri është se peshorja anon nga mbështetësit e Bashës, dhe njerëzit më të besuar të tij.

Në total pjesë e Kryesisë së PD-së janë 38 persona, mes të cilëve kryetari, sekretarët dhe anëtarët e zgjedhur me votë në zgjedhjet e qershorit që lamë pas.

Në mesin e 38 anëtarëve të Kryesisë së PD-së janë mbështetësit e Berishës, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Flamur Noka apo Oerd Bylykbashi, dhe të tjerë më pak aktivë por të pakënaqur me Bashën si Tomor Alizoti.

Një pjesë e mirë e emrave nuk kanë mbajtur anë në ligjërimin e tyre publik, por heshtja tregon se janë pjesë e vijës zyrtare të partisë, sa kohë që nuk i janë bashkuar asnjë prej takimeve të Foltores.

Rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Kryesisë që u thërrit nga Gazment Bardhi është bërë tashmë publik: “Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Me interes mbetet nëse do të ketë rrjedhje të diskutimeve për mediat, apo nëse ndonjë prej pjesëmarrësve do të ketë qëndrime publike.

ANËTARËT E KRYESISË:

Lulzim Basha

Gazment Bardhi

Alfred Rushaj

Enkelejd Alibeaj

Jorida Tabaku

Grida Duma

Edi Paloka

Flutura Açka

Jemin Gjana

Ervin Minarolli

Arta Sakja

Belind Këlliçi

Ledina Mandia

Flamur Hoxha

Jonila Godole

Ivi Kaso

Greta Bardeli

Taulant Zeneli

Orjela Nebiaj

Endri Hasa

Albana Vokshi

Gentian Gaba

Ina Zhupa

Agron Gjekmarkaj

Aldo Bumci

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Flamur Noka

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Juela Hamati

Kreshnik Çollaku

Lindita Metaliaj

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti