Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë rozë për më shumë se dy orë. Kryeministri Edi Rama tha në deklaratë për mediat se partia Socialiste është në fazën e dytë të organizimit dhe se ndryshimet në qarqe janë të natyrës organizative.
Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së sotme janë diskutuar kandidaturat për kryetarë bashkie, ndërsa janë vendosur emrat për drejtuesit e rinj në 3 qarqe të vendit.
Mësohet se në qarkun e Shkodrës drejtuese e PS-së do të jetë Elisa Spiropali, në Kukës Pandeli Majko dhe në qarkun e Vlorës Arben Ahmetaj do të zëvendësohet me Blendi Klosin.
Kujtojmë se nga ana e opozitës ende nuk është ka një kandidaturë të konfimuar, pasi fillimisht do të zhvillohen “Primaret”. Zgjedhjet lokale të 2023-shit pritet të mbahen mes muajit prill e maj, por data nuk është caktuar ende.
Aktualisht vendi ynë është i ndarë në 61 bashki, 59 prej të cilave drejtohet nga kampi rozë.