Mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë, duhet parë si dëshmi që dy vendet janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë, e pa asnjë kusht.

Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca në hapje të mbledhjes së dy kuvendeve.

“Kosova po e mbyll këtë vit nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që synojnë destabilizimin e Kosovës. Sulmi para pak ditësh, nuk mund të konsiderohet ndryshe se sulm terrorist nga ata që nuk duan të pranojnë Kosovën. Mos të harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji, vjen një vit pas sulmit të Banjskës, organizator i dhe mbështetës i këtij sulmi është Radoiçiç”, tha Konjufca.

Sipas tij “Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë se simbolikën e përbashkimit të institucioneve tona. Duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Si Kuvende kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, e kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin tonë parlamentar. është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies, përmes mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Për ne ka qenë arritje e konsiderueshme. Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane”.

Top Channel