Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ndodhet sot në Tiranë ku do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Qëndrimin në Tiranë, Borrell e nis me një postim në twitter, ku shkruan: Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama – historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.