Sekretarët e rinj të Partisë Demokratike kanë mbajtur sot mbledhjen e tyre të parë, drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Bislim Ahmetaj, sekretar i PD-së për të drejtat e njeriut shprehet besimplotë se opozita tashmë është e vërtetë, e besueshme, serioze.

Ai thotë se do të bëjnë gjithçka për të “shkulur sa më parë “regjimin e Ramës”.

“Sot në mbledhjen e parë të sekretarëve të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PDSH-së nisëm punën për ndertimin e strategjive sektoriale se si do të mund të rikthejmë shpresën dhe besimin tek shqiptarët që opozita e vendit egziston, është reale, e vërtetë, e besueshme, serioze dhe transformuese. Me besim tek Zoti dhe tek njëri tjetri do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt të shkulim me rrënjë regjimin kleptokratik të Edi Ramës dhe ofiqarëve të tij”, shkruan Bislim Ahmetaj në rrjetet sociale