Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Kryetari Alket Hyseni ka parashtruar pika për të cilat komisioni ka nevojë për informacion nga isntitucionet ligjzbatuese.
Ai tha se Komisioni ka dërguar kërkese për informacione ndaj:
“Bashkisë Tiranë, lidhur me procedurat e kryera nga ky instiutucion për veprimet apo shkresat e bëra ndaj FRD për lirimin e zyrave të tyre.
Kërkesë drejtuar policisë së shtetit për të pasur dhe për të zbardhur takime të dyshimta që presidenti ka bërë me persona të dyshimtë që kanë probleme me ligjin.
Kërkesë drejtuar SPAK-ut lidhur me shkeljet që mund të ketë pasur gjatë periudhës zgjedhore.
Kërkesë ndaj SHISH, për të na vënë në disponim cdo informacion për veprimet e presidentit që mund të bëjnë objekt hetimi”- tha Hyseni.
Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, mazhoranca ndërmorri një nismë për të ngritur një Komision Hetimor për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Cështja u dërgua në Kuvend, ku u mor firma e 49 deputetëve për të ngritur Komisionin Hetimor. Arsyet e ngritjes së këtij komisioni ishin për shkeljet e bëra nga presidenti i Republikës, duke filluar nga qëndrimi i tij në mënyrë të njëanshme dhe duke vijuar me thirrjet e dhunshme për trazira të qytetarëve në prag të zgjedhjeve.