Këtë të premte do të mblidhet sërish Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së.
Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00. Ndërsa në rendin e ditës janë 4 pika kryesore. Konkretisht:
1- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datave 10 dhe 15 dhjetor 2020
2- Informimin e komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit.
3- Njohja e deputetëve me materialet.
4- Çështje të tjera
Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-s.
Top Channel