Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas akuzave nga ana e mazhorancës se ka shkelur kushtetutën.
Kryetari Alket Hyseni deklaroi në Komision që javën tjetër do të paraqitet raporti për votim, duke shtuar se ne ditët e ardhshme pritet një ngarkesë shumë e madhe pune.
“Po punohet me këtë raport me orë të zgjatura, e dinë se cfarë volumi pune ka. Këto dy ditë do të kemi dhe më shumë ngarkesë, i uroj energji dhe sa më shumë suksese ne këto raport relatoreve. Në seancës tjetër do të paraqesim raportin, do të vendosim me votë. Ora dhe rendi i ditës do t’ju njoftohet për javën tjetër, deri atëhere ju uroj punë të mbarë, në mënyrë të vecantë dy relatorëve”, tha Hyseni.
Ngarkesën e punës e konfirmoi dhe Vasilika Hysi, e cila theksoi se çdo argument që jepet duhet të shoqerohet me provën konkrete.
“Kjo do jetë një nga komisionet që ka pasur një ngarkesë të madhe. Ajo që prezantoi Bushka e vlerësoj, e gjej të plotë dhe transparente. Unë kam një sugjerim, jam dakord me strukturën. Për cdo argument që do të jepet duhet të ilustrohet me provën konkrete. Presidenti duhet të dijë linkun,” tha Hysi.