Brenda pak javësh Shqipëria do të ketë presidentin e ri. Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në orën 12:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Mes të tjerash gjatë diskutimeve pritet që të përcaktohet data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit. PS ka propozuar datën 10 maj për raundin e pare.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.