Vazhdon tradita
Mbrëmja “Gala” ka mbyllur vitin artistik të qëndrës së Artit në Elbasan .Magjia e mbrëmjes “Gala” është kthyer tashmë në një traditë të bukur për festat e fundvitit.
Në këtë mbrëmje nuk munguan figura të njohura te botës së artit.Publiku elbasanas shijoi zërat e tenorëve me famë si Josif Gjipali dhe Eva Golemi shoqëruar nga Orkestra Filamornike e Elbasanit dhe artistët e rinj shumë të talentuar Orenc Graca e Matilda Bajrami. Orkestra u udhëhoq nga maestro Ermir Krantja.
Prezantimi iu besua moderatorëve Pandi Laço dhe Suela Demiri.I lumtur për këtë mbrëmjë u shpreh dhe drejtori i qendrës së artit Kliton Kapaj i cili falenderoi dhe bashkinë Elbasan për bashkpunimin dhe ndihmen e dhënë.
Në shenjë mirënjohjeje për punën shumëvjeçare në fushën e inxhinierisë dhe kontributin e dhënë ndaj qytetit, Bashkia e Elbasanit i akordoi titullin “Qytetar Nderi” inxhinier Ismail Sadikut, pas vdekjes.Mbrëmja Gala u ndoq nga një numër i madh qytetarët ,përfshirë edhe personalitete të qytetit.