Pas 12 javësh me 12 sfida të ndryshme , është shpallur fituesja e sezonit të parë të “Style Star Show”. Surprizat e kësaj mbrëmjeje çuan në 3 finaliste, duke qenë se Iris dhe Alda kishin pikë të barabarta.

Ky fakt ka bërë që momenti final të shtojë akoma më shumë emocionet mes vajzave.

Pas shumë momentesh suspance është shpallur fituese Boriana e cila është kurorëzuar si ‘mbretëresha e stilit’.

Në finalen e “StyleStar Show” nuk kanë munguar si çdo mbrëmje as debatet mes konkurrenteve, duke qenë se “lufta” e tyre për fituesen ka qenë e ashpër.

Gjakërat u nxehën mes dy konkurrenteve, Aldës dhe Dhespinës. Kur erdhi momenti për të vlerësuar Dhespinën, Alda ka dhënë tre pikë dhe ka shprehur se këto pikë i ka vendosur për të marrë hak për komentet e Dhespinës për të radhën e kaluar.

“Nëse ishte për të marrë hak do të vija zero me bisht”, i është përgjigjur Alda.

Më pas Dhespina është shprehur se i kanë ardhur disa mesazhe duke e cilësuar atë si greke dhe duke i dhënë disa arsye se pse ajo nuk duhet të jetë fituesja e “Style Star Show”