Libri i rekordeve Guinness ka shkruar për mbretëreshën Elizabeth II, e cila ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.
Mbretëresha pasohet nga djali i saj, Charles, Princi i Uellsit, i cili ka pritur në radhë për fronin për 70 vjet e 214 ditë, duke e bërë atë trashëgimtarin më jetëgjatë në botë.
Përveç të qenit monarkja më e vjetër britanike në histori, Elizabeta II ishte mbretëresha më jetëgjatë ndonjëherë. Sundimi i saj zgjati për 70 vjet e 214 ditë (6 shkurt 1952 – 8 shtator 2022).
Të dy rekordet mbaheshin më parë nga stërgjyshja e Elizabeth II, Mbretëresha Victoria (1819-1901), e cila mbretëroi për 63 vjet 216 ditë dhe jetoi deri në 81 vjet e 244 ditë.