Raportimet e fundit tregojnë se mbretëresha Elizabeth II i përgjigjet në telefon vetëm dy personave brenda “The Firm”.
“Me sa duket, Mbretëresha ka vetëm 2 persona më të cilët komunikon në shumicën e telefonatave të saj, dhe është e pajisur me një pajisje Samsung që përfshin një enkriptim anti-hacker nga MI6 në mënyrë që askush të mos e hakojë smartphone-in e saj.” tregoi komentuesi mbretëror Jonathan Sacerdoti ndërkohë që intervistohej në The Royally US podcast.
“Dy personat me të cilët ajo komunikon më shpesh në smartphone besohet të jenë vajza e saj , princesha Anne dhe menaxheri i saj John Warren.”
Tashmë Mbretëresha është e shëndetshme dhe është gati të organizojë mbledhjen e familjes mbretërore për Krishtlindje. Një burim për Daily Mail tregoi se Elizabeth II ndihej shumë më mirë dhe se ishte e gatshme t’i mirëpriste familjarët. Për fat të keq, princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i bashkohen mbledhjes familjare, siç raporton Page Six.
Mbretëresha 95 vjeçare gjatë këtij viti ka patur probleme shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe një qëndrim në spital për “testim”.
Ajo gjithashtu ka eleminuar dhe dy udhëtime gjatë këtij viti, një në Irlandën e Veriut për t’u takuar me kryeministrin Boris Johnson dhe një tjetër në Skoci.