Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë dhe 1 miliardë paund shtesë mbështetje ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar kryeministri i vendit Boris Johson.
Shuma do të rrisë vlerën e ndihmës ushtarake britanike për Kievin në 2.3 miliardë paund , tha ai në një deklaratë të lëshuar nga nr. 10 Downing Street, duke e përshkruar këtë rritje si të rëndësishme për “fazën e re” të mbështetjes perëndimore, e cila do të lejojë ushtrinë ukrainase të kundërsulmojë.
Ndërsa (Presidenti rus Vladimir Putin) Putin nuk arrin të regjistrojë fitimet që ai priste dhe shpresonte, dhe ndërsa kotësia e kësaj lufte bëhet e dukshme për të gjithë, sulmet e tij ndaj popullit ukrainas po bëhen gjithnjë e më barbare ,” është shprehur kryeministri britanik.
“Armët, pajisjet dhe trajnimi ushtarëve ukrainas në Britani” do të “transformojnë mbrojtjen e Ukrainës, ” tha ai, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm popullin ukrainas për të siguruar që Putini të dështojë” në luftën në Ukrainë.
Ndihma ushtarake do të përfshijë “sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore” , “mjete ajrore pa pilot”, “pajisje elektronike inovative” dhe gjëra të tjera “jetike për ushtarët ukrainas “, sipas Downing Street.
Londra sheh këtë paketë si “një hap të parë” që do ta lejojë Ukrainën të kalojë nga “mbrojtja” në “operacionet sulmuese” për të rifituar territorin.