Dorian Petoku, i dënuar në Itali me 12 vite burg për trafik droge ka mundur të arratiset nga qelia.

35 vjeçari ishte transferuar në qendrën e rintegrimit në Nola, pavarësisht se Prokuroria e kryeqytetit italian kishte një mendim të kundërt për transferimin.

Pas një viti në qeli, mjekët kanë vlerësuar se shqiptari Dorian Petoku ishte i varur nga droga dhe duhej të mbahej në një qendër të vuajtjes së dënimit me kushte më të mira se qelitë e zakonshme.

Ai ishte akuzuar dhe shpallur fajtor për akuza që lidheshin me trafikun e kokainës, armëve dhe marijuhanës.  Dorian Petoku furnizonte me drogë organizatën e udhëhequr fillimisht nga Fabrizio Piscitelli, alias “Diabolik”, i cili u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë, dhe pastaj nga ish-bashkëpunëtori i tij, Fabrizio Fabietti.

Organizata e trafikantëve të drogës u shkatërruar në një operacionin të kryer në Nëntor të vitit 2019 nga efektivët e komandës provinciale të Guardia di Finanza di Roma dhe të GICO-s, koordinuar nga magjistrati Michele Prestipino.