“Siç e dini i kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares, sot kemi bërë kërkesë si pjesë e provave me shkrim në sekretarinë gjyqësore. Kemi kërkuar që gjykata të hapë një kopje të akteve gjë të cilën pretendon se e ka vendosur dje pa u njohur me aktet, merr vendimin për të vazhduar seancën.
Së fundmi kemi kërkuar t’i dërgojë gjykatës kushtetueses çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë.
Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, e rrëzoi kërkesën tonë dhe prandaj u larguam nga gjykimi. Gjykata po përdor instrumenta për të mos na njohur me aktet por për të vijuar me njohjen me aktet. Në fakt seanca e verifikimit është seancë që rishikon edhe njëherë seancën e parë, verifikohet edhe njëherë kushtet e përcaktimit të masës se sigurimit. Ne nuk jemi njohur me aktet e fashikullit.
Nuk mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e kushtetueses dhe e ligjit. Duan të vijojnë procesin.”-tha avokati para gazetarëve.
Lajmi në përditësim…
Top Channel