Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur pesë subjekte për disa shkelje.
Përmes një aksioni nga Shkodra në Sarandë, ISHMT:
vendosi 3 masa administrative për mospërputhje të sasisë në etiketën e produktit, me sasinë e përshkruar në etiketën e ekspozuar të produktit në raft.
Ndaj secilit subjekt u vendos masë administrative prej 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Po ashtu, u vendos masë administrative ndaj një subjekti, pasi pas inspektimit ju gjet në përdorim instrument matës i paverifikuar.
Ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Masë administrative prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh u vendos ndaj një tjetër subjekti që ju gjetën në përdorim qese plastike mbajtëse me trashësi më të hollë se 70 mikron.
“Në bazë të këtyre ligjeve, subjektet prodhuese dhe ato tregtuese duhet të afishojnë në mënyrë të dukshme dhe të saktë çmimin për njësi ose sasinë e dhënë të tij që është çmimi përfundimtar, përfshirë të gjitha taksat dhe TVSH-në. Po ashtu ato nuk mund të përdorin instrument matës të paverifikuar,” thuhet në njoftimin e ISHMT-së.