Për shkak të bllokimit të eksporteve nga portet e Ukrainës bota është duke u përballur me mungesa por edhe rritje stratosferike të çmimeve të produkteve të shportës.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama, duke cituar një raport të shtatorit të Bankës Botërore, sjell në vëmendje se Shqipëria është vendi me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore.
Po ashtu, kreu i qeverisë thotë se rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Sipas Ramës, arsyeja që inflacioni, sipas tij, nuk po bën në Shqipëri atë që po bën në rajon është, siç shprehet ai, mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë. /abcnews.al/