Pritet të mbahet sot seanca në Gjykatën e Posacme lidhur me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i arrestuar për krime zgjedhore.

seanca është parashikuar të mbahet këtë të enjte në 12:00 ku trupi gjykues pritet të vlerësojë në seancë paraprake nëse dosja e Fredi Belerit do të kalojë për gjykim, do i kthehet prokurorisë, apo do marrë vendim për pushimin e cëshjtes.

Avokatët e Belerit pretendojnë se klienti i tyre mbahet padrejtësisht në burg.

Beleri u arrestua vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën./abcnews.al