Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi. Vlerësohet se numri i qytetarëve që kanë votuar është më i vogël se ai i para disa muajve në zgjedhjet presidenciale.
Milo Gjukanoviq pret që Mali i Zi të konfirmojë vendosmërinë për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian, raporton vijesti.me.
“Pra, për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po eci në mënyrë shumë dinamike dhe stabile, do të thosha deri para rreth tre vitesh kur u ndal, kur shfaq një farë lëkundjeje që ngjall dyshimin e ndërkombëtarëve. Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. I ri, pra, vetëm shtatëmbëdhjetë vjet pas rivendosjes së pavarësisë. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, theksoi ai.
I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve, ai tha se më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane.
“Ne jemi larg atyre temave. Pra, unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika. Sigurisht që tashmë e kam thënë që dikush që ka kaluar 35 vjet në politikë nuk mund të jetë kurrë i painteresuar për politikën. Unë jam i interesuar”, përfundoi Gjukanoviq.
Ndryshe, deri në orën 19:00, gjegjësisht 1 orë para mbylljes së qendrave të votitmit, 50.3 për qind e votuesve të regjistruar kishin kryer obligimin qytetarë.