Festivali i birrës Oktoberfest në Mynih u mbyll këtë të mërkurë të paktën në orën 5 pasdite sipas kohës lokale.

Vendimi u mor pas shqetësimeve në lidhje me sigurinë, pasi policia tha se zbuloi eksplozivë në një ndërtesë banimi në veri të qytetit që u përfshi nga flakët.

Si pjesë e një operacioni të madh që policia më parë tha se nuk përbënte rrezik për publikun, forcat speciale ndërhynë në një zonë në very, ku u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime. Forcat special shuan në vendngjarje për të çaktivizuar kurthet me mina të gjetura në ndërtesë.

Policia tha se ndërtesa banimi ishte djegur qëllimisht në një mosmarrëveshje familjare. Autoritetet me vone konfirmuan se prane nje furgoni te djegur gjeten nje burre te pajete me plage te shkaktuara nga arme zjarri, qe dyshohet se I vuri flaken shtepise se prinderve dhe me pas vrau veten. Atij iu gjet nje cante shpine qe kishte pajisje te tjera shperthyese. Policia eshte duke hetuar per lidhjet e mundshme qe ky incident mund te kete me festivalin.

Oktoberfest supozohet te hapej ne oren 11:00 te paradites, por ky plan u anulua dhe festivalii do te qendroje I mbyllur te pakten deri ne oren 17:00. Autoritetet po monitorojne situaten deri ne nje njoftim te dyte.

Oktoberfest, festivali më i madh folklorik në botë, u hap më 20 shtator dhe do të përfundojë më 5 tetor.