Protestuesit në protestën e thirrur nga opozita janë zhvendosur nga bulevardi para kryeministrisë tek bashkia e Tiranës.

Sapo kryetari i PD-së, Berisha mbylli fjalën e tij, protestuesit u nisën drejt bashkisë së Tiranës.

  • Protestuesit hodhën bomba molotv drejt kryeministrisë.

Kujtojmë që opozita ka zhvilluar disa protesta më herët tek bashkia e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë qeverinë teknike dhe të mos e çojë vendin drejt greminës.

Në fjalën e tij para protestuesve, Sali Berisha deklaroi se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama është mafia më e rrezikshme e planetit, ai dhe mafia e Xhorxh Sorosit i kanë shpallur luftë flamurit, kombit dhe demokracisë shqiptare. Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë. Pa opozitë. Pa drejtësi. Pa kulturë. Pa dinjitet. Pa familje.
Prandaj, kjo luftë kërkon dhe meriton çdo sakrificë nga demokratet dhe demokratët shqiptarë, për një Shqipëri të shqiptarëve, për familje solide, për shtetin ligjor, demokracinë, prosperitetin, integrimin në Bashkimin Europian.
Por kjo luftë nuk do të luftohet dhe nuk duhet të luftohet vetëm nga Partia Demokratike.

Kjo është lufta e çdo shqiptari. Prandaj kushtrimi im sot, shkon për çdo parti opozitare, tradicio

nale apo të reja qofshin ato, për shoqërinë civile dhe mediat, për veprimtarë dhe aktivistë të të gjitha fushave. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtim i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të bashkoheni me ne për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë! Kushtrimi im sot shkon për çdo demokrate e demokrat, për socialistët e zhgënjyer dhe qytetarët e paparti, për shqiptarët kudo që ndodhen. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Bashkohuni me ne për të lidhur besën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë!

Kushtrimi im sot është kushtrimi i flamurit kuq e zi. Është kushtrimi i një kombi që po tretet dhe po grabitet në mënyrë të lemeritshme. Të bashkohemi për t’i thënë STOP me votën e lirë zbrazjes së Shqipërisë. Me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Qeveri teknike është betimi ynë! Kushtrimi im është thirrja për bashkim! Për çdo shqiptar. Nëse kërkoni shpresë, kujtohuni se shpresa jeni ju. Nëse kërkoni ndryshim, kujtohuni se ndryshimi jeni ju.
Nëse doni që Shqipëria të shpëtojë, mos harroni që jeni shqiptarë.

Mos harroni, jeni shqiptarët e trashëgimisë epike të Gjergj Kastriotit, të Adem Jasharit, të heroizmit të studentëve të ‘90.
Prandaj tani, si një front i madh opozitar, le të përballemi ne me pushtuesin më armiqësor të shqiptarëve të shekullit 21.
Prandaj shqiptarët do bashkohen në këtë luftë. Jo për Sali Berishën. Jo për Partinë Demokratike. Jo për politikë. 
”, u shpreh lideri demokrat