Kryeministri i vendit Edi Rama, në një konferenc online për mediat ka folur rreth një mbyllje të përgjithshme të vendit tonë.
Sipas Ramës kjo do të sillte pasoja të padëshirueshme në ekonominë e familjeve shqiptare dhe në ekonominë e vendit, ndaj u ka kërkuar qytetarëve që secili prej tyre të ndihmojë në zbatimin e rregullave anticovid.
Rama me tej ka shtuar se ndaj covid duhet të sillemi të gjithë si një bashkësi, pasi secili sipas tij ka një kontribut të jashtëzakonshëm.
“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë. Apo mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijsohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me covid me simptoma të rënda. Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.” tha Rama.