Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në Programin e drekës në News 24 komentoi mbylljen e TikTok.
Shehi theksoi se mbyllja e këtij rrjeti social është censurë. Sipas tij, nëse do merrej vendimi për mbylljen e rrjetit social, kjo duhej të bëhej pas zgjedhjeve.Dashamir Shehi: Mbyllja e TikTok është censurë. Nëse donin ta mbyllnin, ta bënin pas zgjedhjeve. Unë besoj se kanë bërë studime dhe kanë parë si janë në rrjetet sociale.
Mund të kenë dalë mirë në Facebook, Instagram, dhe në TikTok mund të kenë dalë keq e ndaj është marrë vendimi për mbyllje.
(Balkanweb)