Një 20-vjeçar nga Shkodra është mbytur në plazhin e Velipojës.
Mësohet se i riu ka dalë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, duke i dhënë ndihmën e parë, por 20 vjeçari nuk ka arritur që të shpëtojë.
Ky është rasti i parë i mbytjes së një pushuesi në plazhin e Velipojës në këtë sezon turistik.