Një anije me emigrantë të paligjshëm është përmbytur në brigjet e Mykonos mëngjesin e kësaj të premteje ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas rojës bregdetare viktimat janë një burrë dhe dy femra.

Mediat greke shkruajnë se mbytja e anijes ndodhi në afërsi të Mykonos, pasi anija me shpejtësi të madhe me fryrje, sipas dëshmive, kishte 17 emigrantë.

Kërkimet vijojnë në zonë që herët në mëngjes për të lokalizuar persona të tjerë, ndërsa dy persona tashmë janë shpëtuar  dhe dërguar në portin e Mykonos.

Ndërkohë trupat e viktimave po transportohen në zonën e Kalafatit, vijojnë kërkimet në zonë./abcnews.al