Një 13-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë, pasi është mbytur në lumin Drin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë. I mituri dyshohet se është mbytur aksidentalisht në lum, në rrethana që mbeten ende të paqarta.