Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve për mediat italiane, Klejdi Abdyli përfundoi në pranga sepse dyshohet se ka furnizuar me kokainë lagjen San Donato në Pescara të Italisë.

Aktiviteti kriminal i shqiptarit u pikas nga autoritetet italiane qenë janar të vitit 2018, kur ai u kap me 1.2 kg kokainë të pastër, por ai arriti t’u shpëtojë prangave dhe që nga ajo kohë ishte në kërkim.

fax