
Emrat e biznesmenëve shqiptarë Shefqet Kastrati dhe Samir Mane janë përmendur sot në një artikull të “Washington Examiner”, ku dyshohet që ish-zyrtari i FBI nën hetim McGonigal mund t’u ketë marrë miliona euro.
Duke folur mbi këtë çështje në MCN Live avokati Redon Meksi tha do të ishte një skandal shumë i madh nëse kjo ka ndodhur.
Meksi thotë se nëse është e vërtetë, si mundet që një biznesmen pranë pushtetit, Kastrati, të nxjerrë pa problem 12 milionë euro dhe t’i nisë në SHBA.
Ndër të tjera Meksi thotë se nëse 12 milionë euro janë të gjendshme te një biznesmen shqiptar, atëherë amnistia fiskale bëhet pikërisht për këta individë.
Dy javë më parë kishte fjalë për Kastratin, Manen dhe të tjerë. Nuk kam asnjë provë që të them se është e vërtetë, por mund të bëhet e besueshme duke forcën, apo vulën e ‘non gratës’ në Shqipëri. Imagjino një biznesmen si Shefqet Kastrati të shpallet ‘non grata’, nuk do të merrte më tendera nga qeveria. Frika që mund të fusë Amerika ‘non grata’, sekuestrimin e pasurive, është frikë reale, që një biznesmen shqiptar edhe nga injoranca e vet mund ta bëjë. Po të ishte me pak inteligjencë më të lartë s’besoj se do t’i paguante. Është shantazh shumë i shëmtuar në këtë formë. Nuk është se po të shpallte ‘non grata’ DASH, një punonjës i FBI-së do kishte mundësi ta hiqte ‘non gratën’. Nuk do referonte gjë për shpalljen ‘non grata’.
Mund të ketë ndodhur. Ngjan e frikshme që të jetë reale, shpresoj të mos jetë. Por nëse është kemi të bëjmë me një skandal shumë më të madh. Një biznesmen shqiptar pranë pushtetit, që punon pranë pushtetit, paska 12 milionë euro mënjanë, që mund t’i nxjerrë pa pikë problemi, pa lënë asnjë shenjë bankare dhe këto para mund të ikin deri në Amerikë. Kjo është shumë e rëndë! Shpresoj të bëhet hetimi. Nuk më bind realisht të ketë ndodhur kjo gjë. S’kemi prova dhe fakte reale. Nëse ky 12 milionshi është realisht i gjendshëm te një biznesmen shqiptar, atëherë amnistia fiskale po bëhet vetëm për këta. Po të lexosh nenin 15 që amniston kompanitë. Në fund fare do amnistojë këta biznesmenë. Puna është të reagojë opozita ligjërisht”.
Duke iu referuar McGonigal, Meksi ironizoi: “Të ketë marrë 12 milionë euro dhe të përfundojë te deputetët e PS?! Harram i pastë ato 12 milionë euro!”
Au u shpreh se është shqetësues fakti që Prokuroria Shqiptare s’ka ndërmarrë asnjë hap ligjor, për të kërkuar dosjen e plotë të çështjes “McGonigal”.
Më shqetëson një fakt, që s’ka asnjë hap ligjor nga Prokuroria Shqiptare. Nuk di që të jetë dërguar letër-porosi për marrjen e dosjes së plotë. Të kërkonte gjithë dosjen hetimore, jo vetëm akt-akuzën që është publike. Me sa kemi parë deri tani s’po hetohet gjë në Shqipëri dhe kjo është shqetësuese. Kemi pasur 3 persona që kanë qenë në zyrën e kryeministrit, bashkë me McGonigal. I cili nga kryeministri vetë është thënë që ka ardhur zyrtarisht, por s’kemi asnjë formë për ta vërtetuar, pasi s’është shënuar as në protokollin amerikan, as shqiptar. Kaq do mjaftonte bashkë me 225 mijë euroshin që del nga një nga personat që ishte i afërt me kryeministrin, mbase edhe me opozitën. Gjithashtu kemi këshilltarin që sapo doli lajmi nga faqja e Kryeministrisë iu hoq emri. Dilte ‘error 404’ bio e tij! S’kemi asnjë hap ligjor të marrë, ky është për mua problem real
