Ministria e Arsimit shpall të tjera data regjistrimesh për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.
Mbyllja e faqes qeveritare të shërbimeve e-Albania për një kohë të caktuar nga sulmi kibernetik dhe pamundësia e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në shkollat ku dëshirojnë dhe jo aty ku e përcakton sistemi, ka detyruar dikasterin e arsimit të rihapë regjistrimet në 15 gusht.
Si rrallëherë këtë vit, pas fazës së parë mbetën shumë nxënës pa u regjistruar. Vetëm 70% e fëmijëve të klasave të para mundën të regjstroheshin, ndërsa në gjimnaz shifra ishte edhe më e ulët, 60%.
Specialistë pranë Ministrisë së Arsimit tregojnë se faza e dytë e regjistrimeve online ju jep mundësi edhe aplikuesve që preferojnë shkolla të tjera larg vendbanimeve të tyre. Ky është viti i dytë për Tiranën dhe i pari në të gjithë vendin që regjistrimet për klasat e para dhe për klasat e dhjeta bëhen online.
Për shkak te sistemit, i cili të përcakton shkollën, referuar vendbanimit, shumë prindër një vit më parë zgjodhën shkollat private për të shmangur stresin dhe lodhjen që u krijoi sistemi online.
Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë faza e dytë e regjistrimeve gjatë gushtit, ndërkohë që në 12 shtator nis viti i ri shkollor.