Vetëm pak ditë më parë, Granit Cana vendosi që ta pranonte para të gjithëve se ishte ende i dashuruar me ish-partneren e tij.

Madje ish-futbollisti ka folur në lidhje me këtë histori dashurie edhe me Fifin, me të cilën fillimisht u duk se ka një afrimitet më shumë se shoqe, por që në fund i tha se marrëdhënia e tyre nuk mund të kalonte përtej miqësisë.

Ndërkohë për ish-partneren ka treguar se marrëdhënia mes tyre është ende e komplikuar dhe se është i shqetësuar se si ajo e ka ndjekur eksperiencën e Granitit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Buzëqeshja e saj më bën të dridhen, më bën njeriun më të lumtur në botë”, tha ndër të tjera Cana.

Vajza në fjalë ka zgjedhur që nëpërmjet një letre të dërguar te “Big Brother VIP”, të sqarojë një herë e mirë gjithë situatën.

“Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes të ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojëra”, ishin disa nga fjalët e zgjedhura nga ajo.

Pas kësaj letre Graniti u përlot dhe shprehu sërish se e ka marrë malli që ta takojë