Autoritetet në Haitit, kanë arrestuar 17 persona, si përgjegjës për atentatin e bërë ndaj presidentit të vendit, Jovenel Moise.

Policia ka publikuar pamjet e personave të arrestuar. Ata njihen si një grup ish-ushtarësh kolumbianë. Në videon e publikuar nga BBC, ata shihen të dhunuar, me rroba të shqyer e duke qëndruar ulur në radhë.

Në atentatin e rëndë ka qenë të përfshirë 28 persona, 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Autoritetet ende nuk kanë ndonjë ide se kush e ka porositur sulmin dhe për çfarë motivi.

Kujtojmë se atentati ndaj Presidentit ndodhi të mërkurën herët, ku persona të armatosur mësynë në shtëpinë private të presidentit dhe e lanë atë të vdekur.

E plagosur nga breshëria e armëve mbeti bashkëshortja e tij, Martine Moise, e cila aktualisht ndodhet për kurim në Miami.

Armët dhe pasaportat e sekuestruara. Krahas arrestimit, Policia ka sekuestruar arsenal armësh dhe pasaportash, që i përkisnin personave të arrestuar.

Të arrestuarve i janë gjetur edhe dollarë amerikanë, libra personal të presidentit si dhe serveri i kamerës së shtëpisë ku ndodhi krimi.

Sipas raportimeve, qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga të dyshuarit ishin ish-ushtarë të saj, ndërsa kanë premtuar se do të ndihmojnë Haitin në përpjekjet e saj.

DASH, ka kërkuar informacion nëse ndonjë nga të arrestuarit është qytetar i saj, shkruan BBC.

fax