Kreu i Bashkisë së Kamzës është paraqitur sërish sot në SPAK. Me një dosje në krahë, ai është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në një komunikim të shkurtër për gazetarët, ai tha se do të dorëzonte disa dokumenta.
Burime bëjnë me dije se Rakip Suli është rikthyer në SPAK për shkak se të hënën ishte shprehur para hetuesve ndaj disa pyetjeve që iu adresuan se nuk mbante mend detaje rreth çështjeve për të cilat akuzohet në kallëzim.
Kryebashkiaku i Kamzës kishte kërkuar kohë që të përgatiste dokumentacionin dhe sillte vendimet në fjalë për t’ju përgjigjur interesit të SPAK në kuadër të hetimeve për procedimin penal që është regjistruar.
Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumentave lidhur me disa procedura të kryera nga Bashkia Kamëz për banesat sociale dhe akomodimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, aktualisht është duke dhënë sqarime për rrethana që nuk u përgjigj dot të hënën.
Kryetari i bashkisë së Kamzës ka qenë ditën e hënë në SPAK ku ka dhënë shpjegime për dy kallëzime të depozituar në prokurori. I pari ka të bëjë me dëshmpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderin e pastrimit të qytetit.
Në kuadër te ketyre hetimeve, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit