Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga zbulimi i vrasjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau babain e tij dhe më pas trupin e ka hodhur në një pus.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, 30-vjeçari ka treguar se me 13 gusht, si çdo ditë, me te atin shkoi për t’u kujdesur për kafshët dhe aty ka nisur konflikti fillimisht për kujdesin e kafshëve, e më pas biseda ka vijuar për paratë.
Kjo ka ndohur pasi Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi tëre dhe duhet t’i jepte ndërtuesit 30 mijë euro, por paratë mungonin.
Në debat me babanë, sipas Esmeraldit, ai i ka pranuar se paratë i ka prishur dhe në debat e sipër i ka nxjerrë armën, e ka mbushur, dhe ia ka drejtuar të birit.
“Në këto kushte, për të mbrojtur veten kam tentuar t’i marr pistoletën nga dora, por ajo është shkrepur dhe e qëlloi dy here në gjoks babanë”, ka deklaruar 30-vjeçari
Top Channel