Ky edicion i US Open ishte i fundit në karrierën mbresëlënëse të Serna Williams, tenistes më të madhe të gjithë kohërave.
Amerikania pësoi një humbje në raundin e tretë, por kjo është një statistike që ka pak rëndësi. Prej kohësh tenistja amerikane kishte paralajmëruar tërheqjen e saj dhe këtë e bën mes lotësh:https://www.youtube.com/embed/ldFTlGpKcJU
“Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë me mua në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, që zgjati me vite, me dekada. Vërtetova se isha ende e aftë të luaja në nivele të larta, por tani jam gati të bëj rolin e nënës, për të eksploruar një tjetër dimension të jetës time”, u shpreh mes lotësh Serena Williams.
Në karrierën e saj brilante, Serena numëron 73 trofe dhe 23 tituj slam, si askush tjetër.
(BalkanWeb)