Nuredin Dumani dhe Fatos Gosa janë përplasur në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Avokati: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?


Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Me tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara.

Avokati: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “Golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty.about:blank

Dumani: Kur erdhi Renea tek shtëpia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi Renea në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi. Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Avokati: Ke thënë që Talo donte të vriste Fatosin.

Avokati: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

Dumani: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat ne Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibeajt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Çelën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta. Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë euro.

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

Gosa: Këta kishin në Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll Renean në disa familje. Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje.

Pasi jam arrestuar kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi. Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë le të dënohem. Politika më ka lidh me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë e 8 vjet pala tjetër. Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Gosa: Asnjëherë. Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë” kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij.

“Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo”, tha Gosa me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit.

Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës.