Një grua është arrestuar ditën e shtunë në Ferizaj.

Policia njofton se gjatë kontrollit asaj i janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një thikë.

“Rr. Emin Duraku, Ferizaj / 27.07.2024 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm. dhe një thikë”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim.