Dj Sardi dhe partnerja e tij, Jonisa kanë dhënë për të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një lajm tëe ëmbëel.
Nëpërmjet një postimi ata kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Sardi ka qëndruar në heshtje teksa sot ka konfirmuar lajmin e bukur me një foto po aq të bukur.
Në mbishkrimin e fotove Dj Sardi ka shkruar në Instagram:
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar cdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”.