Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është fotografuar ditën e sotme në Palasë duke pirë cigare, e veshur me një fustan veror, shapka dhe duke mbajtur syze të zeza.
Pas ditëve të lodhura sidomos para gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, edhe Ambasadorja Amerikane ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u cclodhur në këto ditë të nxehta.
Mësohet se në foton në fjalë, Ambasadorja po pi kafe në një rezort në Palasë, me një shoqe. Në foto Ambasadorja duket duke pirë dhe cigare, një anë kjo e ambasadores të cilën e shohim për herë të parë.
Rikujtojmë se së fundmi Ambasadorja Amerikane në vendin tonë ka pasur një përplasje të fortë në distancë me ish-Kryeministrin Berisha pas vendimit të DASH për ta shpallur Berishën dhe familjen e tij non-grata në Amerikë. Kim deklaroi pak ditë më parë që Berisha nuk duhet të futet në Parlament në shtator, deklaratë kjo që nuk u prit aspak mirë nga ish-Kryeministri.