46-vjeçari me inicialet A.V, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike kushëririn e tij, 55-vjeçarin me inicialet B.V, pas një konflikti për motive të dobëta.
Të dy banues në Zall Bastar, sakaq 46-vjeçari është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë: Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin:
– A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar.