Një 29-vjeçare rezulton e zhdukur që prej majit të këtij viti.
Uniformat blu bëjnë me dije se nëna e të resë me iniciale A.L ka denoncuar në policia zhdukjen e së bijës sot.
Ajo ka kallëzuar se në maj të këtij viti vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i Policisë
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.