Zjarri i shfaqur mëngjesin e sotëm në një nga zonat e gjelbëruara pjesë e malit të Tomorit ka marrë përmasa më të mëdha këtë pasdite. Terreni i thyer dhe temperaturat e larta, bimësia e thatë si dhe era kanë favorizuar edhe më shumë zjarrin i cili po shkrumbon gjithçka duke zgjeruar edhe më shumë sipërfaqen e djegur.

Në zonat përreth kanë shkuar punonjës së mbrojtes së zonave të gjelbëruara si dhe shërbime zjarrfikëse por terreni tepër i thyer nuk i lejon të ndërhyjnë me mjete dhe e vetmja ndërhyrje është me mjete dore kazma lopata si dhe mjete rrethanore.

Mendohet se këto zona të mbuluara me shkure dhe pemë, zona janë të pasura me florë dhe faunë tepër të veçanta dhe tërheqëse për vizitorë vendas dhe të huaj. Me gjithë përjekjet e forcave të zjarrfikëses si dhe të punonjësve të mbrojtjes së zonave gjelbëra zjarri tashmë ka marrë përmasa tepër serioze dhe do të duhen ndërhyrje nga ajri për të stabilizuar gjendjen apo vënien nën kontroll.

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me përhapjen e flakëve në parkun kombëtar të Malit të Tomorrit që konsiderohet si zonë e mbrojtur.

Flakët kanë nisur prej disa orësh dhe mendohet të kenë qenë të qëllimshme, prandaj Meta është shprehur tepër i shqetësuar lidhur me indiferencën e autoriteteve për të ndërhyrë. Ai ka bërë thirrje që të ketë një ndërhyrje sa më shpejt pasi e konsideron të pajustifikueshme që prej orësh të tëra vazhdon djegia e pyjeve dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet vendore apo qëndrore.

Reagimi i Plotë

Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike.

U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Në mënyrë të veçantë nxis Agjensinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorrit, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisor

Nisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private.

Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

fax