BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është valvul e patjetërsueshme sigurie për BE-në. Këtë e kam thënë në NATO, Bruksel, dhe e them dhe sot. Atyre që pyesin jeni me BE-në apo me Turqinë, i them shqiptarëve sa herë bëhen këto takime, ne jemi me Shqipërinë dhe pikërisht përse jemi me Shqipërinë jemi miq të ngushtë me Turqinë dhe aleat strategjik me BE-në dhe SHBA-të dhe nuk jemi këtu të bëjmë një zgjedhje ketej apo andej. Zgjedhja jonë është Shqipëria. Po e mbyll me një fjalë të Erdogan që ma përsërit shpehsh, në fund të ditës ccdo vendimmarrje jotja është për Shëipërinë dhe shqiptarët, jo për Turqine dhe të tjerët.
Home AKTUALITET POLITIKË Me kë janë shqiptarët me Turqinë apo BE-në? Ja si përgjigjet Kryeministri...