Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij. 57-vjeçari me banim në Terni është një person i njohur për policinë.
Ai kishte fshehur gjysmë grami kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.
Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij.
Ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.
